Si të bëjmë pushime verore të rehatshme me fëmijët e vegjël?

Mjaftojnë vetëm disa truke për të kaluar disa ditë pushimi në paqe edhe me një fëmijë të vogël. Vetëm organizoni veten. Udhëtimi me fëmijët e vegjël është i komplikuar, por jo i pamundur.

Shmangni vendet shumë larg

Ju mund të kaloni pushime të mrekullueshme pa u larguar shumë domosdoshmërisht nga vendi ku jetoni. Shumë udhëtime të gjata na lodhin shumë, e më tepër fëmijët.

Vend i përshtatshëm për familjen

Më mirë të zgjidhni një destinacion të qetë sa më shumë që të jetë e mundur; një vend zakonisht të frekuentuar nga familjet. Shtëpia e pushimit zgjidhet më së miri në afërsi të plazhit dhe kujdesuni që hoteli të jetë i pajisur me ato që ju nevojiten për të minimizuar stresin.

Parandaloni “zënien” e makinës

Është gjithmonë më mirë të rregulloni sediljet, të udhëtoni me një dritare të vogël të hapur dhe të mos niseni menjëherë pas ngrënies. Gjithashtu, duhet të merrni me vete Lepurushin Pëshpëritës me Kapëse për ta mbajtur fëmijën të qetë e të flejë gjumë.

Pajisuni me gjithçka që ju duhet

Fëmijët janë sfidues, edhe më shumë jashtë shtëpisë. Ne përpiqemi të planifikojmë udhëtimin me pajisjet për çdo rast: mjetet e pastrimit, disa lodra për t’i tërhequr ata gjatë udhëtimit. Mos harroni të merrni një çantë të vogël të ndihmës së parë: termometër dhe ilaçe për sëmundjet më të zakonshme (të tilla si paracetamol), dezinfektues për insektet, ujë fiziologjik etj.

Bëjini të ndihen si në shtëpi

Ne përpiqemi të rikrijojmë mjedisin e përditshëm, duke respektuar sa më shumë ritmet e fëmijëve. Mos humbisni lojën e preferuar ose rutinat e pasdites. Një sekret tjetër është që të jetojmë pushimet tona në përputhje me kohën e gjumit të fëmijëve. Gjatë ditës, djali ynë merr një sy gjumë? Le të shfrytëzojmë mundësinë për t’u çlodhur në diell, duke lexuar një libër të mirë ose duke ecur në natyrë, duke lënë partnerin ose gjyshen që vepron si “ndihmës” për të parë engjëllin e vogël.

Le të jetojmë e shijojmë fëmijët tanë

Le të shijojmë momentet më të mira me fëmijët tanë, duke jetuar pushimet me ta si diçka e veçantë. Le të harrojmë për problemet e punës dhe të jetës së përditshme, le të mos bëhemi nervozë dhe të kuptojmë se jemi me pushime.

Burimi: https://www.pernenat.al/si-te-bejme-pushime-verore-te-rehatshme-me-femijet-e-vegjel/

Përfitimet e të paturit një lodër pellushi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Navigation
Close

Shporta ime

Close

Lista e dëshirave

Recently Viewed

Close

Close

Categories