Si ta ndërtoni shëndetin mendor të foshnjës suaj: Trajnim i shkurtër mbi prindërimin

Kur duhet të filloj të mendoj për shëndetin mendor të foshnjës sime? Si mund ta promovoj shëndetin pozitiv mendor në familjen time? Psikologu dhe eksperti për zhvillim të fëmijëve dr. Lisa Damur përgjigjet në këto dhe në pyetje tjera.

Foshnjat e posalindura nënkuptojnë edhe shumë punë për të bërë, andaj prindërit përjetojnë një gamë të gjerë emocionesh, kur kanë një foshnje të re. Ata ndiejnë gëzim, zhgënjim, lodhje dhe nervozizëm. Nuk ka asnjë arsye për t’u frikësuar se keni emocione të përziera në lidhje me ardhjen e një fëmijë të ri. Përshëndetje, unë jam dr. Lisa Damur, dhe ky është mini-trajnim për prindërim mbi mënyrën e ndërtimit të shëndetit mendor të foshnjës suaj.

Së shpejti do të bëhem prind. Çfarë duhet të pres në aspektin e emocioneve dhe stresit?

Të bëhesh prind për herë të parë është një tranzicion i madh. Gjithçka që bëni do të ndryshojë. Tani më çdo aspekt i jetës suaj do të jetë i ndryshëm. Një nga gjërat që i dimë për stresin është se ndodh çdo herë që duhet të përshtatemi me kushtet e reja. Përshtatja me një fëmijë të ri është një kusht i ri. Prandaj, bëhuni gati për stresin. Kjo nuk do të thotë që diçka nuk është në rregull. Thjesht do të thotë që jeni duke u mësuar të bëheni prind. Dhe kjo do të bëhet më e lehtë me kalimin e kohës.

Në çfarë moshe duhet të filloj të mendoj lidhur me shëndetin mendor të fëmijës?

Ju duhet të filloni të mendoni për shëndetin mendor të fëmijës tuaj, që nga momenti kur do ta takoni. Që nga fillimi, fëmija juaj do t’ju kërkojë dashuri, mësim dhe siguri. Kur i siguroni fëmijës tuaj një marrëdhënie të ngrohtë dhe të butë, ndihmojeni të ndihet i mbrojtur, ngushëllojeni kur është i mërzitur dhe ndihmojeni të lundrojnë në botë, kështu ia vendosni bazat e shëndetit mendor për gjatë gjithë jetës.

Si ndikon stresi në zhvillimin emocional të fëmijës sim?

Përgjigja ndaj stresit aktivizohet kur foshnjat tremben ose shqetësohen se dikush i ka harruar ose nevojat e tyre nuk plotësohen. Detyra jonë si prindër është t’i ndihmojmë ata të qetësojnë atë reagim ndaj stresit. Kur të qetësohet reagim ndaj stresit, gjithçka kthehet në normalitet dhe fëmija juaj në të vërtetë mëson se bota është një vend i sigurt dhe i besueshëm. Disa foshnje nuk e mësojnë atë. Ata janë në situata stresuese dhe nuk e kanë mbështetjen emocionale, që u nevojitet për t’u ndjerë përsëri të qetë. Kur fëmijët janë në situata stresuese dhe nuk kanë një të rritur të dashur për t’i ndihmuar të ndihen më mirë, kjo mund të bëhet bazë për vështirësitë e mëtejme emocionale në jetë.

Si mund të mësoj t’i shfaq empati dhe dashuri fëmijës tim nëse vetë nuk jam rritur me ato gjëra?

Prindërimi është i vështirë. Është diçka që të gjithë duhet të mësojnë si ta bëjnë. Në fakt, është diçka, që në të vërtetë mund të bëjmë mirë, nëse e marrim me vendosmëri. Në shumë gjëra duhet të përqendrohemi, kur të bëhemi prindër të ri. Këto janë gjërat që do të bëjnë një ndryshim të madh dhe do t’ju ndihmojnë të siguroheni që t’i jepni fëmijës suaj atë që keni dëshiruar të keni pasur vetë: Bëhuni të vëmendshëm ndaj foshnjës suaj, kushtojini vëmendje gjërave që i nevojiten, bëhuni të përgjegjshëm ndaj nevojave të tyre dhe thjesht sigurohuni që të keni një prani të ngrohtë dhe të qëndrueshme. Kjo do të jetë gjithçka që fëmija juaj ka nevojë për të përvetësuar një fillim të shkëlqyeshëm në jetë.

Si mund ta promovoj shëndetin pozitiv mendor në familjen time?

Hulumtimet disa dekadash na kanë mësuar se fëmijëve iu duhen dy gjëra: Ata kanë nevojë për shtëpi, që të jenë të ngrohtë; duhet të ndjehen si njerëzit përreth; dhe kanë nevojë që jetën në shtëpi ta kenë të parashikueshme. Ata duhet të dinë se çfarë të presin. Foshnjat kanë nevojë për një ndjeshmëri dhe besueshmërisë të mirë lidhur me strukturën rreth tyre. Pra, për pjesën e ngrohtësisë, kënaquni më foshnjën tuaj, kënaquni me fëmijën tuaj, luani me të, flisni me të, përqafojeni. Nëse i bëni këto veprime edhe fëmija juaj edhe ju do të ndihen mirë, në të vërtetë në këtë mënyrë çlirohen hormone natyrore që do t’ju ndihmojnë të lidheni me fëmijën tuaj.

A është në rregull që para fëmijëve të mi të shfaq emocione, siç është zemërimi ose trishtimi?

Ju jeni mësuesi i parë i fëmijës, andaj fëmija juaj do të mësojë gjithçka nga ju lidhur me ndjenjat. Kështu që kur keni ndjenja, veçanërisht të dhimbshme, do të duhet të mendoni se si t’i shprehni ato, për t’i shprehur ato në një mënyrë të çiltër, por jo mbizotëruese ose të frikshme. Në fakt duhet të dëshmoni se si përballeni me një ndjenjë të dhimbshme ose të vështirë, siç është gjetja e një mënyre të përshtatshme për t’u përballë me të, siç është dalja jashtë, shëtitja, ndihma nga dikush për mbështetje. Kjo është gjëja më e rëndësishme për të mbajtur mend: Përkufizimi i shëndetit mendor nuk është që ju të ndjeheni të qetë, të relaksuar dhe të lumtur gjatë gjithë kohës ose që fëmija juaj të jetë i tillë. Përkufizimi i shëndetit mendor është ta keni ndjenjën e duhur në kohën e duhur dhe të dini ta menaxhoni atë në mënyrë të përshtatshme.

Çfarë duhet të bëj kur ndihem e mbingarkuar?

Cilat janë disa teknika për ballafaqim me stresin. Nëse ndiheni të mbingarkuar, patjetër që duhet të ndani kohë për ta menaxhuar stresin tuaj, madje ka shumë mënyra të mira për t’u përballë me stresin për t’ju ndihmuar ta vini atë nën kontroll. Së pari sigurohuni që të marrin mbështetje të mirë sociale. Gjithkush ka nevojë për dikë që t’ia tregojë shqetësimet e tij, si dhe për një person ose një grup që i ndihmon të ndihet i lidhur dhe i pranuar. Një gjë tjetër që mund t’ju ndihmojë nëse ndiheni vërtet të stresuar është të gjeni një shpërqendrim, që ju bën të ndjeheni të lumtur. Ndonjëherë duhet vetëm të bëjmë një pushim mendor. Ndoshta dëshironi të lexoni një libër për një kohë ose të shkoni të kaloni kohë me dikë që është i rëndësishëm për ju. Vetëm largoni mendjen nga çdo gjë që të bën të stresoheni. Kjo do t’ju ndihmojë të bëni një rifillim me veten dhe të ndiheni më mirë. Më në fund, një mënyrë e rëndësishme që të kujdesemi për veten, kur jemi të stresuar është që me të vërtetë të kujdesemi mirë për trupin tonë, të sigurohemi që të bëjmë gjumë të mjaftueshëm, të ushqehemi mirë dhe të bëjmë aktivitet fizik aq sa na nevojitet. Këto janë gjërat që mund të bëni, që të jeni mirë dhe të përkujdeseni mirë për foshnjën tuaj.

Dr. Lisa Damur është psikologe, autore më e shitur, kolumniste mujore e Nju Jork Tajms dhe nënë e dy fëmijëve. Ajo ka shkruar punime të shumta akademike, kapituj dhe libra në lidhje me arsimin dhe zhvillimin e fëmijëve

Burimi: https://www.unicef.org/northmacedonia/sq/histori/si-ta-nd%C3%ABrtoni-sh%C3%ABndetin-mendor-t%C3%AB-foshnj%C3%ABs-suaj-trajnim-i-shkurt%C3%ABr-mbi-prind%C3%ABrimin

Teknologjia “frenon” fjalët e para të fëmijëve
Çrregullimet e gjumit tek fëmijët, shkaqet dhe këshillat e pediatres

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Navigation
Close

Shporta ime

Close

Lista e dëshirave

Recently Viewed

Close

Close

Categories