Arushi Pëshpëritës (për djem) me Aksesorë

L10,300.00

Arushi Pëshpëritës me Aksesorë është koleksioni më i ri i Whisbear që qetëson dhe e vë bebin në gjumë. Aksesorët për këtë set –batanija e butë me kokë arushi, kruajtësja e dhëmbëve prej druri.

HURRY! ONLY 7 LEFT IN STOCK.
+ -
Compare

Arushi pëshpëritës me sensor për qarjet

Arushi pëshpëritës me sensor për qarjet është një zgjidhje inteligjente që ndihmon fëmijët të flenë gjumë. Pajisja brenda lodrës prodhon një zhurmë rozë që i kujton bebit tingujt që dëgjon në barkun e nënës. Zhurma rozë është më efektivja dhe më e sigurta për fëmijën tuaj. Sensori për të qarat është një zgjidhje e zgjuar që kemi krijuar duke menduar për bebet që zgjohen papritur gjatë natës. Kur lodra dallon të qarat e foshnjës, automatikisht reagon duke prodhuar një zhurmë rozë qetësuese. Pas 40 minutash pushimi, Arushi zvogëlon butësisht volumin e zërit dhe kalon në modalitetin e gatishmërisë. Nëse fëmija fillon të qajë përsëri, lodra automatikisht e ndjen dhe ndizet për 20 minutat e ardhshme. Mund ta ndizni dhe fikni pajisjen manualisht. Pajisja funksionon vetëm me një buton. Arushi pëshpëritës është bërë nga një material i butë i cilësisë më të lartë dhe është testuar në laboratore testimi të lodrave. Tekstilet me motive që janë përdorur për veshët e gjatë të Arushave janë dizenjuar nga marka Whisbear. Ne zbukuram një këmbë të Arushit me logon e Whisbear në formën e një zemre të qëndisur me ngjyrë ari.  Falë magneteve të qepura me kujdes brenda putrave, kukulla mund ta kapet pas çdo krevati ose karroce. Produktet e Whisbear ishin lodrat e para me zhurmë rozë në Poloni që morën miratimin zyrtar të Institutit “Nëna dhe Fëmija” për fëmijët me probleme me gjumin. Instituti verifikon produktet për sigurinë e përgjithshme, shëndetësore dhe zhvillimore. Lodrat dhe pajisjet e Whisbear testohen dhe certifikohen sipas standardeve të sigurisë për tregje të ndryshme botërore, përfshirë Evropën dhe SHBA-ne. Testet kryhen në mënyrë të vazhdueshme në organet e çertifikimit: TÜV Rheinland, CTT, J.S.Hamilton, UL Underwriters Laboratories, Instytut Łączności dhe Komag.  Lodrat  e gjumit me zhurmë rozë, u krijuan nga dy nëna polake: Julia Sielicka dhe Zuzia Sielicka. Lodrat ndihmojnë prindërit që të qetësojnë foshnjat për të fjetur, kështu që janë një zgjedhja e parë për një set e dhurate për të sapolindurit.

Lajini vetëm pasi të keni hequr pajisjen me zhurmë rozë.
Pajisja kërkon 3 bateri AAA për të funksionuar
Për arsye sigurie, bateritë nuk janë të përfshira në paketim

Përmasat:
Arushi pëshpëritës me sensor për qarjet (ngjyrë gri)  33x13x16 cm
Pajisja me zhurmën rozë: 7 × 2.3 cm
Paketimi: Gjerësia 35 cm; Lartësia 13 cm; Thellësia 23 cm

Batanije e vogël-me kokë Arushi (për djem)

Batanija e vogël në formën e Arushit  është shoqëruesi i parë i bebit dhe mënyra më e mirë për ta mbajtur ngrohtë dhe për ta qetësuar. Duke marrë aromën e nënës, e bën fëmijën të ndihet I sigurt. Batanija e vogel e butë është prodhuar me material të certifikuar dhe është njëkohësisht edhe batanije dhe lodër shumë e këndshme. Vijat e bardha dhe të zeza nga pjesa e brendshme zhvillojnë shqisat e foshnjës. Falë nyjeve qe ka mund të lidhni me të dhe kruajtësen e dhëmbëve, duke e bërë produktin multifunksional. Batanija e vogel e butë e shoqëron foshnjën tuaj në shtëpi dhe në udhëtim. Aroma e prindërve që merr batanija I jep fëmijëve ndjenjën e sigurisë kudo ku janë. Këshillë: Mbajeni batanijen afër trupit tuaj që të marrë erën tuaj. Pastaj fëmija duke ndjerë erën tuaj, krijon nje siguri më të madhe gjatë mungesës tuaj
Batanija e vogël mund të lahet në lavatrice

Përmasat :
31 x 23.5 x 6 cm (gjatësia e veshëve 10cm)
Pesha: 0.01 kg
Produkti me paketimin : 36 x 8 x 6 cm

Kruajtëse për dhëmbët Eco -Arush gri

Kruajtësja e dhëmbëve Eco nga Whisbear është dy në një, edhe kruajtëse dhe lodër. Ajo ndihmon zhvillimin motorik të fëmijës dhe e qetëson atë kur janë duke i dalë dhëmbët. Përbëhet nga dru natyror frashëri dhe një lodër e butë pellushi në formë Arushi. Kruajtësja e dhëmbëve Eco nga Whisbear ndihmon shumë bebet gjatë daljes së dhëmbëve. Forcon qiellzën e fëmijëve dhe I qetëso dhimbjen e dhëmbëve. Unaza e gjerë prej druri është menduar për duart e vogla të bebeve, që të mund ta mbajnë në dorë fare lehtë. Me një dizajn modern skandinav dhe një kukull prej pellushi me formën e kokës së Arushit e bën këtë produkt një dhuratë perfekte, pjesë e setit të bebeve. Rekomandohet për fëmijët mbi 4 muajsh. Lodra është testuar edhe për sigurinë e fëmijëve.

Përmasat:
13 x 8 x 6 cm (Gjatesia e veshëve 10cm)
Pesha: 0.04 kg
Produkti me paketim: 20 x 8 x 6 cm

 

Based on 0 reviews

0.00 Pikët totale
0%
0%
0%
0%
0%
Be the first to review “Arushi Pëshpëritës (për djem) me Aksesorë”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

There are no reviews yet.

Navigation
Close

Shporta ime

Close

Lista e dëshirave

Recently Viewed

Close

Close

Categories