Komardare dhe lodra uji me përmbajtje të lartë kimike! Bllokohen 2.000 artikuj të rrezikshëm për fëmijët

Lodrat e ujit janë argëtuese për fëmijët, por teksa tregtohen jashtë standardeve në vendin tonë, ato bëhet të rrezikshme për shëndetin e tyre.

Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut gjatë kontrolleve në kryeqytet gjeti 2.000 lodra për fëmijë duke përfshirë komerdare, topa, pistoleta uji, makina plastike, që shiteshin jashtë standardeve europiane.

Artikujt e bllokuar janë të listuara në sistemet e shkëmbimit të shpejtë të informacionit të Komisionit Europian, si produkte të rrezikshme me ndikim në shëndetin e fëmijëve. Ato kanë përmbajtje kimike dhe mund të shkaktojnë mbytje, prerje apo dëmtime të tjera tek fëmijët.

Markimi CE duhet të jetë i vendosur në mënyrë që të mos fshihet dhe me përmasa jo më të vogla se 5 mm. ISHMT u bën thirrje konsumatorëve të kenë kujdes kur zgjedhin lodrat për fëmijë.
Çfarë është tremestri i katërt?
Teknologjia rrezikon shëndetin e fëmijëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Navigation
Close

Shporta ime

Close

Lista e dëshirave

Recently Viewed

Close

Close

Categories