Si një infermiere mami dhe nënë e 3 fëmijëve, unë e di shumë mirë rëndësinë e gjumit tek foshnjat. Kur dëgjova për herë të parë në lidhje me përdorimin e zhurmës rozë për vënien në gjumë të foshnjave, isha skeptike për të thënë madje aspak dakord. Por vitet e mia të praktikës profesionale shoqëruar me përvojën që kam me fëmijët e mi, më kanë mësuar të jem më mendjehapur dhe të provoj gjithçka për gjumin e një foshnjeje! Shpejt mësova nga miqtë dhe klientët se shumë foshnje e shohin zhurmën rozë tepër qetësuese dhe për disa prindër kjo është gjithçka që duhet për të vendosur fëmijët e tyre në një gjumë të thellë dhe paqësor.
Ardhja e foshnjës sime të dytë më bëri të zbuloj të preferuarën e vjetër: tharëse flokësh. Kam qene një natë duke tharë flokët në dhomën e gjumit me djalin tim të porsalindur, i cili ndërkohë rrinte zgjuar. Disa minuta më vonë dhe për habinë time, ai ishte duke fjetur! Ky u bë një ritual i natës! Problemi i vetëm është që unë duhej të ndizja tharëse flokësh sa herë që zgjohej, gjë që më bëri të dukem dhe të ndihem pak e çmendur! Ajo që më duhej ishte diçka që mund ta lija kur të dilja nga dhoma. Dhe çfarë duhet të gjeja për ardhjen e foshnjës numër 3 ?! Whisbear-in e mrekullueshëm!
Shumë nga klientët e mi përshkruajnë nevojën për qetësi në shtëpi për të parandaluar këdo që zgjon ose befason foshnjën. Këshilla ime është gjithmonë e njëjtë – përpiquni ta mësoni foshnjën me zhurmë sa më shpejt që të jetë e mundur për t’i ndihmuar të flenë të qetë përmes tingujve të përditshëm. Dizajni i zgjuar i Whisbear bën pikërisht atë – ndihmon foshnjat të familjarizohen me zhurmën e sfondit ndërsa qetësohen për të fjetur. E gjitha ka kuptim me të vërtetë – foshnjat kanë kaluar 9 muaj brenda barkut të nënës, duke ndjerë të gjitha zhurmat interesante që vijnë nga zemra juaj, aparati juaj tretës dhe nga njerëzit që flasin nga “jashtë” – ata nuk janë mësuar në heshtje.
Whisbear është mjaft i vogël e i lehtë për t’u zhvendosur dhe gjithashtu ka opsion për të rregulluar volumin e pajisjes së zhurmës aq sa dëshironi. Për çdo prind të ri që ka nevojë për disa orë shtesë gjumë (dhe kush nuk është ?!) kjo lodër e zgjuar për fëmijë padyshim që ia vlen të provohet!
