Lepurushi Pëshpëritës me Kapëse (Ngjyrë Gri)

L4,000.00

Lepurushi pëshpëritës me kapëse është një lodër e zgjuar e praktike për udhëtim, prodhuar enkas për të qenë miku i foshnjës tuaj që në ditën e parë të jetës. Është i vogël dhe ka një kapëse për ta varur dhe për ta marrë me vete kudo. Thjesht kapeni tek doreza e karrocës ose karriges së bebes në makinë per t’i ofruar fëmijës tuaj një ndjenjë rehatie.

HURRY! ONLY 38 LEFT IN STOCK.
+ -
Compare

Brenda kukullës do të gjeni një pajisje që prodhon zhurmë qetësuese rozë për 40 minuta. Bebet e pëlqejnë shumë këtë zhurmë sepse i kujton tingujt që ka dëgjuar në barkun e nënës. Zhurma rozë bën që të porsalindurit dhe bebet t’i zërë gjumi më shpejt.

Funksionet Soft Start/Soft Stop rrisin dhe ulin gradualisht zërin. Kështu ju mund të përshtasni zërin sipas nevojave të bebit tuaj.

Përmasat e vogla dhe kapësja e bëjnë lepurushin pëshpëritës një shoqërues fantastik në udhëtim. Mund t’ia ndërroni lehtësisht vendin, pa u shqetësuar se do të humbasë. Të gjitha lodrat e Whisbear janë të certifikuara dhe janë të sigurta për t’u përdorur nga fëmijet që nga dita e parë e jetës. Këto lodra do të jenë miqtë e fëmijëve tuaj për vite me radhë.

Produktet Whisbear dhe pajisjet elektronike janë studiuar dhe çertifikuar pasi përmbushin standardet e sigurisë në Poloni, Europë dhe Amerikë dhe  vende të tjera. Të gjitha certifikatat janë rinovuar dhe janë lëshuar nga autoritete të specializuara si : TÜV Rheinland, CTT, J.S.Hamilton, Komag.

 

 

Kujdes:

Lajeni vetëm pasi të hiqni pajisjen me zhurmë rozë.

Pajisja punon me bateri 3 AAA.  Për arsye sigurie bateritë nuk përfshihen në paketim.

 

Përmasat:

Lepurushi pëshpëritës: 14 x 8 x 2.5 cm

Rripi dhe kapësja: 15.5 cm

Pajisja me zhurmën rozë: 7 x 2.3 cm

Paketimi: 23 x 16.5 x 3 cm

Pesha: 0.175 kg

 

Based on 1 reviews

0 Pikët totale
0%
0%
0%
0%
0%
Shto një vlerësim

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 review for Lepurushi Pëshpëritës me Kapëse (Ngjyrë Gri)

  1. Ina

    Ina (verified owner):

    ”Kur jemi jashtë – që Noahs i duhet të flejë në karrocë – ndez whisbear (in) e me pak levizje fle qetë qetë biri. Dhe kur kam një takim pune psh dhe Noahs i vjen gjumi ia vendos,
    miksohet me zhurmat e tjera të ambjentit dhe e qetëson shumë.”

Navigation
Close

Shporta ime

Close

Lista e dëshirave

Recently Viewed

Close

Close

Categories