Lepurushi Pëshpëritës E-zzy (Ngyrë gri) me App dhe Aksesorë

L17,600.00

Lepurushi Pëshpëritës Ezzy (Ngyrë gri) me App dhe Aksesorë është koleksioni më i ri i Whisbear që qetëson dhe e vë bebin në gjumë. Aksesorët për këtë set – Lepurushi Pëshpëritës me Kapëse, i përshtatshëm për udhëtim, Batanija e butë me Kokë Lepurushi, Kruajtësja e dhëmbëve prej druri.

HURRY! ONLY 18 LEFT IN STOCK.
+ -
Compare

E-zzy Lepurush Gri me app dhe monitor gjumi ështëlodra me zhurmë rozë nga Whisbear, është miku i parë i fëmijës tuaj dhe do mbetet i tillë për vite me radhë. Ndihmon fëmijën të flejë duke përdorur një zhurmë të këndshme që çdo fëmije i pëlqen: zhurmë të bardhë, zhurmë rozë, dhe valë deti. Lodra mund të vendoset në mënyrë të sigurt në krevat.

Brenda lodrave me zhurmë rozë Whisbear ndodhet një pajisje e zgjuar me sensor  për qarjen, që menaxhohet nga aplikacioni. Sapo dallon të qarën e fëmijës,pajisja reagon dhe automatikisht prodhon një nga zhurmat: rozë, të bardhë dhe valë deti. Appi lejon që të përshtasni gjatësinë dhe volumin e zhurmës, në përputhje me nevojat e bebit tuaj.

Falë teknologjisë së sigurtë Bluetooth , pajisja menaxhohet në distancë nëpërmjet një Appi të instaluar në telefonin tuaj.

E-zzy Lepurush Gri Sleep Monitor – mbron gjumin e qetë të bebit tuaj. Lajmëron prindërit kur bebi fillon të qajë duke dërguar një sinjal tek telefoni ku është instaluar appi. Në mënyrë simultane appi analizon cilësinë e gjumit duke e monitoruar dhe ndihmuar me pajisjen me tingull rozë brenda lodrës.

Asistenti i prindërve  E-zzy Lepurush Gri – ju ndihmon të kujdeseni për bebin tuaj. Ju lejon të kontrolloni zhvillimin e fëmijës dhe të menaxhoni kalendarin familjar. Asistenti ju lejon të shënoni vizitën e ardhme tek doktori, dhe ju informon për aktivitetet e sugjeruara sipas moshës së fëmijëve. E-zzy është një guidë prindërimi  e plotë, më shumë informacione të dobishme dhe këshilla. Ju lejon dhe të ndani fotot në mediat sociale.

Kujdes!

  • Bateria karikohet nëpërmjet portit USB.
  • Appi lajmëron kur telefoni largohet nga rrezja e E-zzy.
  • Lajeni vetëm pasi të keni hequr pajisjen.
  • Pajisja kërkon bateri 3 AAA për të punuar. Për arsye sigurie bateritë nuk janë përfshirë në paketim.
  • Modeli eco i ushqyesit kursen energjinë.

Përmasat:

  • E-zzy Lepurush Gri me Monitor Gjumi: 33 x 13 x 16 cm
  • Pajisja me zhurmën rozë : 9 cm

Lepurushi pëshpëritës me kapëse (Ngjyrë Gri)

Lepurushi pëshpëritës me kapëse është një lodër e zgjuar e praktike për udhëtim,  prodhuar enkas për të qenë miku I foshnjës tuaj që në ditën e parë të jetës. Është i vogël dhe ka një kapëse për ta varur dhe për ta marrë me vete kudo. Thjesht kapeni tek doreza e karrocës ose karriges së bebes në makinë per t’i ofruar fëmijët tuaj një ndjenjë rehatie.

Lepurushi pëshpëritës: 14 x 8 x 2.5 cm
Rripi dhe kapësja: 15.5 cm
Pajisja e tingullit rozë : 7 x 2.3 cm
Paketimi: 23 x 16.5 x 3 cm
Pesha: 0.175 kg

Batanije e vogël-me kokë lepurushi (ngjyrë gri)

Batanija e vogël në formën e Lepurushit  është shoqëruesi I parë I bebit dhe mënyra më e mirë për ta mbajtur ngrohtë dhe për ta qetësuar. Duke marrë aromën e nënës, e bën fëmijën të ndihet I sigurt. Batanija e vogel e butë është prodhuar me material të certifikuar dhe është njëkohësisht edhe batanije dhe lodër shumë e këndshme. Vijat e bardha dhe të zeza nga pjesa e brendshme zhvillojnë shqisat e foshnjës. Falë nyjeve qe ka mund të lidhni me të dhe kruajtësen e dhëmbëve, duke e bërë produktin multifunksional. Batanija e vogel e butë e shoqëron foshnjën tuaj në shtëpi dhe në udhëtim. Aroma e prindërve që merr batanija I jep fëmijëve ndjenjën e sigurisë kudo ku janë. Këshillë: Mbajeni batanijen afër trupit tuaj që të marrë erën tuaj. Pastaj fëmija duke ndjerë erën tuaj, krijon nje siguri më të madhe gjatë mungesës tuaj
Batanija e vogël mund të lahet në lavatrice

Përmasat :
31 x 23.5 x 6 cm (gjatësia e veshëve 10cm)
Pesha: 0.01 kg
Produkti me paketimin : 36 x 8 x 6 cm

Kruajtëse për dhëmbët Eco -Lepurush gri

Kruajtësja e dhëmbëve Eco nga Whisbear është dy në një, edhe kruajtëse dhe lodër. Ajo ndihmon zhvillimin motorik të fëmijës dhe e qetëson atë kur janë duke i dalë dhëmbët. Përbëhet nga dru natyror frashëri dhe një lodër e butë pellushi në formë lepurushi. Kruajtësja e dhëmbëve Eco nga Whisbear ndihmon shumë bebet gjatë daljes së dhëmbëve. Forcon qiellzën e fëmijëve dhe I qetëso dhimbjen e dhëmbëve. Unaza e gjerë prej druri është menduar për duart e vogla të bebeve, që të mund ta mbajnë në dorë fare lehtë. Me një dizajn modern skandinav dhe një kukull prej pellushi me formën e kokës së lepurushit e bën këtë produkt një dhuratë perfekte, pjesë e setit të bebeve. Rekomandohet për fëmijët mbi 4 muajsh. Lodra është testuar edhe për sigurinë e fëmijëve.

Përmasat:
13 x 8 x 6 cm (Gjatesia e veshëve 10cm)
Pesha: 0.04 kg
Produkti me paketim: 20 x 8 x 6 cm

Based on 0 reviews

0.00 Pikët totale
0%
0%
0%
0%
0%
Be the first to review “Lepurushi Pëshpëritës E-zzy (Ngyrë gri) me App dhe Aksesorë”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

There are no reviews yet.

Navigation
Close

Shporta ime

Close

Lista e dëshirave

Recently Viewed

Close

Close

Categories