femije i vogel duke luajtur me ldora

Sa të rëndësishme janë lodrat në zhvillimin e foshnjeve?

Përshtatja me një foshnje të vogël në familje mund të bëjë që prindërit e mbingarkuar, padashje të humbasin disa nga shenjat e zhvillimit që lidhen me muajt e parë të jetës së një fëmije. Zhvillimi më i dukshëm që bebet kanë gjatë gjashtë muajve të parë është sigurisht ai fizik, i cili mund të shfaqet përmes shtimit të peshës apo forcimit të muskujve. Megjithatë, përgjatë këtyre gjashtë muajve, po zhvillohen dhe aftësitë njohëse, emocionale dhe sociale në të njëjtën kohë. Në vend që ti humbisni këto etapa të çmuara, ndihmoni në inkurajimin e tyre përmes fuqisë së lojërave!

Përfshini disa aktivitete argëtuese për të stimuluar aftësitë sociale me bebin tuaj, si përshembull kontakti me sytë dhe lidhja emocionale. Zhvillojini këto aktivitete deri në pesë minuta dhe jo më shumë, më mënyrë për të shmangur mbingarkimin e bebes suaj. Si fillim, mund të provoni disa nga këto ide të shpejta dhe të lehta për tu realizuar.

  • Shumë të rëndësishme janë lodrat që përmbajne zhurmën rozë, që imiton tingujt në barkun e nënës. Këto lodra i ndihmojnë bebet që të kenë një zhvillim më të mirë, të qetë dhe gjithashtu ndihmojnë në gjumin e tyre. Lodra të tilla janë dhe lodrat tona Whisbear.
  • Aktivitete të thjeshta si “peek-a-boo”, apo lënia e foshnjës tuaj që të shoh reflektimin në pasqyrë apo edhe thjesht të folurit të vazhdueshëm me zë të qetë, ndihmon në forcimin e lidhjes emocionale me beben tuaj, dhe gjithashtu i ndihmon ata në perceptimet shqisore.
  • Inkurajoni sa më shumë lojra argëtuese (përshembull duke bërë fytyra qesharake) që shtojnë buzëqeshje në fytyrën e foshnjës tuaj. Gjithashtu, duke kthyer përgjigje me buzëqeshje, ju i nxisni ata të kenë më shumë reagime pozitive dhe të lumtura.
  • Përdorni lodra me tinguj e muzikë për të ndihmuar në qetësimin e bebes suaj të irrituar apo të inatosur.
  • Gjithashtu, lodrat apo pajisjet që kanë lëvizje lëkundëse dhe kërcimet e lehta, do e ndihmojnë beben tuaj në zhvillimin e ekuilibrit dhe koordinimit, ndërsa lodrat me tinguj/ muzikë dhe të kënduarit, do ta prezantojnë foshnjen tuaj me fazat e para të komunikimit dhe gjuhës.
  • Mos harroni të keni parasysh se gjatë javëve të para të jetës, vizioni i foshnjeve është ende në zhvillim, prandaj ju duhet të përpiqeni që të zgjidhni lodra me ngjyra të lehta dhe jo shumë të forta, në mënyrë që të krijoni një mjedis të rehatshëm dhe stimulus për zhvillimin e shëndetshëm të bebes. Lodrat prej pellushi dhe me materiale të buta për lëkurën delikate të bebeve janë perfekte.
  • Ka lodra specifike që i japin foshnjes suaj mundësinë për të gjurmuar lëvizjen, si përshembull ecja këmba-doras, zvarritja apo prekja e llojeve të ndryshme të pëlhurave.
  • Po ashtu, nëpërmjet lojrave zbavitëse të ndryshme, ju mund ta ndihmoni beben tuaj të mësoj të lidh tingujt me pamjen e një objekti të caktuar. Kjo i ndihmon ata që të zgjojnë aftësitë shqisore akoma më tepër.
  • Një fokus kryesor duhet të kenë dhe lodrat e zhurmshme me tinguj, pasi ato i inkurajojnë foshnjet që të lëvizin kokën drejt tingullit. Gjithashtu lodrat e vogla formuese, ndihmojnë në aktivizimin e gjymtyrëve.
Si i shohin bebet prindërit e tyre? Ja kur ato fillojnë të njohin fytyrën dhe tiparet e fytyrës suaj
Si të zgjidhni lodra të sigurta për fëmijët tuaj?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Navigation
Close

Shporta ime

Close

Lista e dëshirave

Recently Viewed

Close

Close

Categories