Sa orë duhet të flenë fëmijët varësisht nga mosha, sipas pediatërve amerikanë?

Ekspertët kanë treguar saktësisht se sa orë gjumë duhet t’i bëjë fëmija secilën natë.

Sipas pediatërve amerikanë, bebet duhet të flenë 16 orë në ditë, ndërkaq adoleshentët 8 orë.

Këto rekomandime vijnë nga ekspertë të ndryshëm, të cilët gjithashtu e konfirmojnë se sasia e gjumit duhet të përcaktohet varësisht nga mosha.

Shkencëtarët kanë treguar se gjumi adekuat ndërlidhet me sjellje më të mirë, rritje të vëmendjes, si dhe me shëndet të mirë mendor e fizik.

Gjithashtu, ka një lidhje mes mungesës së gjumit dhe rritje të rrezikut për të shtuar peshë të tepërt, për t’u diagnostikuar me diabet, për të pasur aksidente, për të pasur depresion dhe për mendime të vetëvrasjes tek adoleshentët.

Sasia e rekomanduar e gjumit për fëmijët është:

• 12 deri në 16 orë për bebet 4 deri 12 muajsh

• 11 deri në 14 orë gjumë për bebet 1-2 vjeçare

• 10 deri në 13 orë gjumë për bebet e moshës 3 deri në 5 vjeçare

• 9 deri në 12 orë gjumë për fëmijët e moshës 6 deri në 12 vjeçare

• 8 deri në 10 orë gjumë për adoleshentët e moshës 13 deri në 18 vjeçare.

Burimi: https://sinjali.com/sa-ore-duhet-te-flene-femijet-varesisht-nga-mosha-sipas-pediaterve-amerikane/

Bebet në verë, 10 këshilla nga neonatologët për t’i mbrojtur nga të nxehtit
6 mënyra për të zbuluar gjuhën e trupit të bebit tuaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Navigation
Close

Shporta ime

Close

Lista e dëshirave

Recently Viewed

Close

Close

Categories