10 arsyet pse fëmijët duhet të mbahen larg teknologjisë

Fëmijët e vegjël, madje edhe foshnjat në ditët e sotme janë shumë të ekspozuar ndaj rrjeteve sociale.

Çdokush prej tyre, ka në dispozicion një telefon, tablet, apo ekranin e një televizori, ku qëndrimi është për orë të zgjatura.

Ekranet me prekje, ngjyrat dhe lëvizja janë triniteti që ngjall interesin e tyre por ekspertët po japin alarmin për këtë gjendje.

Terapisti profesional, biologu dhe autori Chris Rowan, ka shkruar në Huffington Post, dhjetë arsyet pse teknologjia funksionon negativisht në zhvillimin e foshnjës sonë:

  • Teknologjia dëmton zhvillimin e shpejtë të trurit për fëmijët 0 deri në 2 vjeç.
  • Teknologjia kufizon lëvizjen, dhe në këtë mënyrë çon në zhvillim fizik të vonuar.
  • Përdorimi i televizionit dhe videolojërave shoqërohet me rritjen e obezitetit.
  • 75% e fëmijëve që përdorin teknologjinë në dhomën e tyre, kanë gjumë të pamjaftueshëm.
  • Abuzimi me teknologjinë është një faktor në depresionin, ankthin dhe sëmundjet e tjera mendore të fëmijëve.
  • Imazhet e dhunshme mund të çojnë në rritjen e agresivitetit tek fëmija.
  • “Dementia dixhitale”: media dixhitale mund të çojë në ulje të përqendrimit dhe kujtesës.
  • 10% e fëmijëve të moshës 8-18 vjeç janë të varur nga teknologjia.
  • Në maj 2011, Organizata Botërore e Shëndetësisë i klasifikoi telefonat celularë dhe pajisjet e tjera pa tela si rrezik 2B (d.m.th. ndoshta kancerogjen) për shkak të rrezatimit që ato lëshojnë.
  • Mënyra se si rriten dhe edukohen fëmijët përmes teknologjisë nuk është e qëndrueshme.

Burimi: https://www.vizionplus.tv/10-arsyet-pse-femijet-duhet-te-mbahen-larg-teknologjise/

Top Channel / Rreziku nga teknologjia, Psikologët: Fëmijët marrin shembull prindërit
A mund ta lëmë bebin të flejë shtrirë me bark?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Navigation
Close

Shporta ime

Close

Lista e dëshirave

Recently Viewed

Close

Close

Categories