Teknologjia rrezikon shëndetin e fëmijëve

 

Ekspertët: Kanë probleme fizike dhe psikologjike

Celulari për të komunikuar, celulari për të parë filma, celulari për të luajtur, celulari për të ushqyer fëmijët, celulari është si zgjatim i gjymtyrëve tona. Kjo është pothuajse panorama e viteve të fundit, teksa teknologjia përparon duke e bërë më joshëse botën virtuale krahas asaj reale.

“Mbarë shoqëria është nën ndikimin e teknologjisë, e përdor, fëmijët nuk bëjnë përjashtim. Në mosha të vogla nuk rekomandohet sidomos nga shoqata të ndryshme ndërkombëtare, sidomos të psikiatrisë. Nuk e rekomandojnë nga 0-24 muaj, e përjashtojnë plotësisht përdorimin e telefonave apo televizorëve, gjë që në vendin tonë nuk zbatohet dhe ky është një shqetësim”.

Teknologjia  ka ndryshuar tërësisht edhe fëmijërinë, çka sipas sociologëve po ndikon në rritjen një brezi jo social.

“Shfaqen simptomat e varësisë. Fëmijët kërkojnë një mjedis me internet  ku mos t’i dalë nga vëmendja asnjëherë celulari. Kjo është shqetësuese në mosha kaq të vogla sepse mobilizon qendra të caktuara të trurit që janë përgjegjëse për aktivitete të tjera. Shohim fëmijë që nuk dalin më nga shtëpia, por ndjehen shumë më mirë nëse kanë qasje në internet dhe telefoni”.

Krahas pasojave sociale, këto pajisje sipas specialistëve të shëndetit sjellin edhe pasoja fizike në qëndrim dhe sidomos në dëmtimin e syve, dhe aq më tepër  për fëmijët nën 3 vjeç.

Burimi: https://tvklan.al/teknologjia-rrezikon-shendetin-e-femijeve/

Komardare dhe lodra uji me përmbajtje të lartë kimike! Bllokohen 2.000 artikuj të rrezikshëm për fëmijët
Teknologjia “frenon” fjalët e para të fëmijëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Navigation
Close

Shporta ime

Close

Lista e dëshirave

Recently Viewed

Close

Close

Categories