Lepurushi Pëshpëritës (ngjyrë krem) me Aksesorë

L11,400.00

Lepurushi Pëshpëritës me Aksesorë është koleksioni më i ri i Whisbear që qetëson dhe e vë bebin në gjumë. Aksesorët për këtë set – Lepurushi Pëshpëritës me Kapëse, i përshtatshëm për udhëtim, Batanija e butë me Kokë Lepurushi, Kruajtësja e dhëmbëve prej druri.

HURRY! ONLY 10 LEFT IN STOCK.
+ -

Lepurushi pëshpëritës me sensor për qarjet është një zgjidhje inteligjente që ndihmon fëmijët të flenë gjumë. Pajisja brenda lodrës prodhon një zhurmë rozë që i kujton bebit tingujt që dëgjon në barkun e nënës. Zhurma rozë është më efektivja dhe më e sigurta për fëmijën tuaj. Sensori për të qarat është një zgjidhje e zgjuar që kemi krijuar duke menduar për bebet që zgjohen papritur gjatë natës. Kur lodra dallon të qarat e foshnjës, automatikisht reagon duke prodhuar një zhurmë rozë qetësuese. Pas 40 minutash pushimi, lepurushi zvogëlon butësisht volumin e zërit dhe kalon në modalitetin e gatishmërisë. Nëse fëmija fillon të qajë përsëri, lodra automatikisht e ndjen dhe ndizet për 20 minutat e ardhshme. Mund ta ndizni dhe fikni pajisjen manualisht. Pajisja funksionon vetëm me një buton. Lepurushi pëshpëritës është bërë nga një material I butë I cilësisë më të lartë dhe është testuar në laboratore testimi të lodrave. Tekstilet me motive që janë përdorur për veshët e gjatë të lepurushave janë dizenjuar nga marka Whisbear. Ne zbukuruam një këmbë të lepurushit me logon e Whisbear në formën e një zemre të qëndisur me ngjyrë ari.  Falë magneteve të qepura me kujdes brenda putrave, kukulla mund ta kapet pas çdo krevati ose karroce. Produktet e Whisbear ishin lodrat e para me tingull në Poloni që morën miratimin zyrtar të Institutit “Nëna dhe Fëmija” për fëmijët me probleme me gjumin. Instituti verifikon produktet për sigurinë e përgjithshme, shëndetësore dhe zhvillimore. Lodrat dhe pajisjet e Whisbear testohen dhe certifikohen sipas standardeve të sigurisë për tregje të ndryshme botërore, përfshirë Evropën dhe SHBA-ne. Testet kryhen në mënyrë të vazhdueshme në organet e çertifikimit: TÜV Rheinland, CTT, J.S.Hamilton, UL Underwriters Laboratories, Instytut Łączności dhe Komag. Lodrat  e gjumit me zhurmë rozë, u krijuan nga dy nëna polake: Julia Sielicka dhe Zuzia Sielicka. Lodrat ndihmojnë prindërit që të qetësojnë foshnjat për të fjetur, kështu që janë një zgjedhja e parë për një set e dhurate për të sapolindurit.

Lajini vetëm pasi të keni hequr pajisjen me zhurmë rozë.
Pajisja kërkon 3 bateri AAA për të funksionuar
Për arsye sigurie, bateritë nuk janë të përfshira në paketim

Përmasat:
Lepurushi pëshpëritës me sensor për qarjet (ngjyrë gri)  33x13x16 cm
Pajisja me zhurmën rozë: 7 × 2.3 cm
Paketimi: Gjerësia 35 cm; Lartësia 13 cm; Thellësia 23 cm
Kontrolloni se si e paketojmë produktin tonë në galeri!

Lepurushi pëshpëritës me kapëse (Ngjyrë krem)

Lepurushi pëshpëritës me kapëse është një lodër e zgjuar e praktike për udhëtim,  prodhuar enkas për të qenë miku i foshnjës tuaj që në ditën e parë të jetës. Është i vogël dhe ka një kapëse për ta varur dhe për ta marrë me vete kudo. Thjesht kapeni tek doreza e karrocës ose karriges së bebes në makinë per t’i ofruar fëmijët tuaj një ndjenjë rehatie.

Lepurushi pëshpëritës: 14 x 8 x 2.5 cm
Rripi dhe kapësja: 15.5 cm
Pajisja me zhurmën rozë : 7 x 2.3 cm
Paketimi: 23 x 16.5 x 3 cm
Pesha: 0.175 kg

Batanije e vogël-me kokë lepurushi (Ngjyrë krem)

Batanija e vogël në formën e Lepurushit  është shoqëruesi i parë i bebit dhe mënyra më e mirë për ta mbajtur ngrohtë dhe për ta qetësuar. Duke marrë aromën e nënës, e bën fëmijën të ndihet I sigurt. Batanija e vogel e butë është prodhuar me material të certifikuar dhe është njëkohësisht edhe batanije dhe lodër shumë e këndshme. Vijat e bardha dhe të zeza nga pjesa e brendshme zhvillojnë shqisat e foshnjës. Falë nyjeve qe ka mund të lidhni me të dhe kruajtësen e dhëmbëve, duke e bërë produktin multifunksional. Batanija e vogel e butë e shoqëron foshnjën tuaj në shtëpi dhe në udhëtim. Aroma e prindërve që merr batanija I jep fëmijëve ndjenjën e sigurisë kudo ku janë. Këshillë: Mbajeni batanijen afër trupit tuaj që të marrë erën tuaj. Pastaj fëmija duke ndjerë erën tuaj, krijon nje siguri më të madhe gjatë mungesës tuaj
Batanija e vogël mund të lahet në lavatrice

Përmasat :
31 x 23.5 x 6 cm (gjatësia e veshëve 10cm)
Pesha: 0.01 kg
Produkti me paketimin : 36 x 8 x 6 cm

Kruajtëse për dhëmbët Eco -Lepurush (Ngjyrë krem)

Kruajtësja e dhëmbëve Eco nga Whisbear është dy në një, edhe kruajtëse dhe lodër. Ajo ndihmon zhvillimin motorik të fëmijës dhe e qetëson atë kur janë duke i dalë dhëmbët. Përbëhet nga dru natyror frashëri dhe një lodër e butë pellushi në formë lepurushi. Kruajtësja e dhëmbëve Eco nga Whisbear ndihmon shumë bebet gjatë daljes së dhëmbëve. Forcon qiellzën e fëmijëve dhe I qetëso dhimbjen e dhëmbëve. Unaza e gjerë prej druri është menduar për duart e vogla të bebeve, që të mund ta mbajnë në dorë fare lehtë. Me një dizajn modern skandinav dhe një kukull prej pellushi me formën e kokës së lepurushit e bën këtë produkt një dhuratë perfekte, pjesë e setit të bebeve. Rekomandohet për fëmijët mbi 4 muajsh. Lodra është testuar edhe për sigurinë e fëmijëve.

Përmasat:
13 x 8 x 6 cm (Gjatesia e veshëve 10cm)
Pesha: 0.04 kg
Produkti me paketim: 20 x 8 x 6 cm

Based on 0 reviews

0.00 Pikët totale
0%
0%
0%
0%
0%
Be the first to review “Lepurushi Pëshpëritës (ngjyrë krem) me Aksesorë”

Your email address will not be published.

Komente

There are no reviews yet.

Navigation
Close

Shporta ime

Close

Lista e dëshirave

Recently Viewed

Close

Close

Categories